Takim me përfaqësueset e Fondacionit “Nermin Vlora Falaschi”

0

Kryetari I Ulqinit Loro Nrekiqi u takua me Presidenten e Fondacionit ,,Nermin Vlora Falaschi,,Z.Zenepe Luka dhe Dëshira Subashi.Ata e njoftuan kryetarin me aktivitetet e Fondacionit ndër vite dhe me qëllimin e Fondacionit që të bashkojë zërin e gruas shqiptare kudo që është. Fondacioni ka degën e tij në Ulqin që udhëhiqet me mjaft sukses nga Mjekja specialiste Zylfije Gjoni Duraku.

Kryetari i Ulqinit, çmoi rolin e madh dhe të pazëvëndësueshëm të gruas.Ai njëherit u shpreh I gatshëm që të mbështesë aktivitetet e fondacionit që tubon gra të shqura në fusha të ndryshme.