Takim letrar me shkrimtarin për fëmijë Hajro Ulqinaku në shkollën fillore në Katërkollë

0

Merastin e 1 Qershorit  Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, të premten (më 31 maj 2019), në Shkollën Fillore Bedri Elezaga Katërkollë u organizua takim letrar me Hajro Ulqinakun, njërin prej shkrimtarëve më të mirë të letërsisë shqipe për fëmijë. 

Nxënësit kanë paraqitur interesim të posaçëm për krijimtarinë e Ulqinakut. Në një bisedë të ngrohtë me nxënësit, shkrimtari është përgjigjur në pyetjet e tyre të shumta lidhur me atë se si është bërë shkrimtar, çfarë e nxitë  të shkruajë, rolin e vendlindjes dhe detit në krijimtarinë e tij, librin e tij më të mirëetj. Nxënësit kanë lexuar edhe pjesë nga krijimtaria e tyre, të shkruara enkas me këtë rast. 

Në emër të Shoqatës së Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club”, nxënësit dhe mësimdhënësit e pranishëm i ka përshëndeturkryetari i saj, Ismet Kallaba, kurse shkrimtari Asllan Bisha, mik i shkrimtarit Ulqinaku, ka folur shkurtimisht për krijimtarinë e tij.

Në fund të takimit letrar, shkrimtarët Ulqinaku dhe Bisha kanë dhuruar disa libra për nxënësit pjesëmarrës dhe bibliotekën e kësaj shkolle. 

Krahas nxënësve, në takim kanë marrë pjesë edhe drejtori i shkollës, Arsim Cuca, dhe një pjesë e personelit mësimor të shkollës.

Takimi letrar është organizuar nga SHAI “Art Club” në bashkëpunim me Shkollën Fillore “Bedri Elezaga”. Ai është përgatitur nga mësimdhënësja e gjuhës dhe letërsisë shqipe,Zaime Çapriqi.  

Që prej disa vitesh, SHAI “Art Club organizon takime letrare në shkollat në gjuhën shqipe në Malin e Zi, që kanë për qëllim komunikimin e drejtpërdrejtë të nxënësve me vetë autorët dhe njohjen me krijimtarinë letrare të shkrimtarëve vendas. 

    Ulqin, më 01. 06. 2019       SHAI “Art Club”