Takim Cungu Thaçi. Bashkëpunimi dhe mbështetja nga institucionet shtetërore të Kosovës.

0

Sot në Prishtinë Kryetari i komunës së Ulqinit dhe njëkohësishtë Kryetari i Forcës Nazif Cungu u prit nga Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.

Në këtë takim ato folën për problemet që prekin subjektet politike shqiptare në Mal të Zi. Presidenti Thaçi shprehu shqetësimin për dobësimin e faktorit politik shqiptar dhe mos përfaqësimin politik në propocion të drejtë me përqindjen e popullit tonë. Prandaj theksoi se nevojitet më shumë bashkëpunim ndër-partiak dhe mbështetje nga Prishtina që partitë shqiptare në Mal të Zi të jenë më të pranishme dhe të reprezentueshme në kuvendet e komunave ku ka më shumë popullatë shqiptare sikurse është Ulqini.

Po ashtu ai garantoi se bashkëpunimi dhe mbështetja nga institucionet shtetërore të Kosovës ka për t’u shtuar në të ardhmen.

Kujtojmë që Presidenti Thaçi ëshë qytetar i nderit i komunës së Ulqinit.