Taekwondo ULQINI fitues i 17 medaljeve në turneun në Podgoricë

0

Të shtunën më datë 08.10.2016, u mbajt në Podgoricë turneu ndërkombëtar në sportin olimpik të Taekwondo-së, “Montenegro Trophy 2016”. Klubi Taekwondo Ulcinj-Ulqin u paraqit me 15 garues në këtë aktivitet sportiv, në të dy disiplinat, atë të formave dhe dyluftimit. Ekipin e Ulqinit e udhëhoqi trajneri Allmedin Suka, ndërsa kryetrajneri Fikret Dushku kishte rolin e referit kryesor për kategorinë e formave. Rezultati për klubin e Taekwondo-së Ulqini ishte: gjithësej 17 medalje, prej tyre 9 medalje të arta, 4 medalje të argjendta, dhe 4 medalje të bronzta.
Garuesja më e sukseshme e Ulqinit ishte Amra Dushku me tre medalje të fituara. Garuesit e suksesshëm të cilët fituan medalje ishin:
1. Amra Dushku: dy medalje të arta ne kategorinë e formave, një medalje e argjendtë në ndeshje individuale.
2. Amrudin Hoxha me dy medalje të arta.
3. Arta Ismailaga me dy medalje të argjendta në dyluftim dhe forma.
4. Muhamed Ukoshata me dy medalje, e artë dhe e bronztë.
5. Medina Kanaqi, medalje e artë.
6. Xheneta Kanaqi, medalje e argjendtë.
7. Sumeja Bisha, medalje e artë.
8. Fiona Kraja, medalje e artë.
9. Sara Kraja, medalje e artë.
10. Amar Bakalli, medalje e bronztë.
11. Bledar Kasmi, medalje e bronztë.
12. Enes Dushku, medalje e bronztë.

Falenderojmë sponsorët që na përkrahën në këtë aktivitet sportiv, si dhe prindërit e garuesve.

Info: Tkd Ulqini

img_5230_resizeimg_5235_resize