Suzana Shkreli, shqiptarja e parë në Kongresin Amerikan!

0

Suzanna Shkreli është 29 vjeç. Është gruaja më e re kandidate për Kongresin Amerikan, dhe shqiptarja e parë që kandidon për të qenë pjesë e Kongresit në Shtetet e Bashkuara, duke përfaqësuar distriktin 8 të Michigan.
Prokurorja shqiptaro amerikane, fitoi përballë kandidaturave të tjera demokrate, dhe tani garon përballë republikanit Mike Bishop, i cili ka qenë dy herë, pjesë e Kongresit.
Por, kush është Suzanna Shkreli?
E lindur dhe rritur në Michigan, por me prejardhje nga Malësia e Madhe, është fëmijë i dy prindërve nga Ulqini dhe Gruda. Prindërit Zef dhe Maria Shkreli, kanë emigruar në Amerikë për një jetë më të mirë për katër fëmijët e vet. Suzanna ka një motër më të madhe, Diana, një vëlla binjak, Paul , dhe Mark, vëllai i vogël.
E rritur në një shtëpi ku është inkurajuar nga prindërit për të studiuar shumë, Suzanna përfundoi studimet në Universitetin Perëndimor të Michigan, për drejtësi. Më pas, arriti të bëhej prokurore në Macomb në Departamentin për Mbrojtjen e Fëmijëve në Shtetet e Bashkuara.
Kur iu propozua të bëhej pjesë e politikës ajo nuk tha jo, sepse Suzanna Shkreli nuk i thotë kurrë jo, një sfide.
Në një intervistë Suzanna ka folur mbi fushatën elektorale, dhe sa e rëndësishme është për të, mbështetja nga shqiptarët. Mbështetje, që i duhet të fitoje garën e saj, të grave si ajo, të shqiptareve si ajo. Sepse nëse fiton Suzanna, jo thjesht do të bëjë histori si shqiptarja e parë në Kongres, por do të hapë rrugë për shqiptarët në Kongres. Ndaj, në votën për Suzanna Shkrelin, shqiptarët e Amerikës, nuk mund të ndahen në demokratë e repubikanë. Të gjithë do të votojnë Suzanën si shqiptarë.