Sulmohet drejtori i NLB-së në Podgoricë

    0

    Sulmi ndodhi rreth ora 17:00, në vendparkim të errët vizavi bankës.

    Dy sulmues të panjohur me shkopinj metalikë dje e rrahën brutalisht drejtorin ekzekutiv të “BANKËS NLB”, sllovenasin Robert Kleindinst.

    Sulmi ndodhi dje rreth ora 17:00, në vendparkimin përballë ndërtesës afariste të bankës në rrugën Stanko Dragojeviq në qendër të Podgoricës. Për këtë arsye, disa orë qëndroi në ambulancën ortopedike të Repartit të Urgjencës të Qendrës Klinike.

    Sllovenasi i lënduar për shkak se ishte i shokuar, por edhe për shkak të lëndimeve të pësuara mbrëmë nuk ishte në gjendje të  thoshte diçka më shumë për sulmin.

    Një portal slloven ka publikuar se Komisioni Slloven për Luftë  Kundër Korrupsionit ka konstatuar që Kleindinst e ka shpikur vetë vendin e vet të punës – drejtorin e tretë ekzekutiv në “Bankën NLB Montenegro” dhe që nuk është e parashikuar me sistematizim.

    Është publikuar se në tre vende pune në bankën NLB group ka punësuar dy shoqe dhe bashkëshortin  e ish-gruas së vet. Këto raportime nuk u vërtetuan zyrtarisht.