Sulmi izraelit vret refugjatë në një shkollë të OKB-së në Rripin e Gazës

0

Predhat izraelite kanë goditur një shkollë të OKB-së në Rripin e Gazës, duke vrarë të paktën 19 persona dhe duke plagosur të paktën 90 të tjerë, pasi trupat tokësore izraelite bënë një shtytje të konsiderueshme në territorin e Gazës.

Bombardimet e sotme të kampit të refugjatëve Xhabalia shënojnë herën e dytë brenda javës që qëllohet një shkollë e OKB-së, e cila strehon qindra palestinezë të pastrehë. Këto sulme e çojnë numrin e viktimave mbi 1,280.

Christopher Gunness, zëdhënësi i UNRWA-së, tha se sulmi ishte “burim i turpit universal” dhe ka fajësuar forcat izraelite.