Sulm terrorist në Sidnej?

0

Një person i armatosur po mban peng stafin dhe klientët në një kafene në Sidnej të Australisë, njofton BBC. Kafe Lindt në qendër të qytetit është e rrethuar nga policë të armatosur. Mësohet se zyrtarët kanë bërë kontakt me personin e armatosur, dhe se në dritare vërehet nje flamur i zi që i përngjan atij të ISIS.Pesë persona janë parë të dalin nga ndërtesa. Nuk është e qartë se sa mbeten akoma brenda.

Kryeministri Tony Abbott tha se ishte “thellësisht tronditëse” që njerëzit jenë duke u “mbajtur peng për motive politike”. Incidenti filloi kur njerëzit po vinin në punë sot në mëngjes. Dëshmitarët panë një njeri me një thes dhe me armë duke hyre në kafene dhe dyqanin e çokollatave Lindt.

Lindt tha se rreth 10 të punësuar dhe 30 klientë mendohet të kenë qenë brenda në atë kohë. Zyrat aty pranë u evakuuan dhe policia u kërkoi njerëzve që të mbeten në ambiente të mbyllura dhe larg nga dritaret e hapura.

“Qellimi yne është ta zgjidhim këtë në mënyrë paqësore. Kjo mund të marrë pak kohë, por është prioriteti ynë”, theksoi zevëndsja e komesarit të policisë së New South Wells-it, Catherine Burn.

Ndërkohë, drama vazhdon…