Sulm terrorist në Paris. Deri tani 12 viktima

0

Rrjeti informativ BBC njofton se të paktën dy persona të maskuar dhe të armatosur me kalashnjikov, kanë hapur zjarr në redaksinë e gazetës së njohur satirike “Charlie Hebdo” në Paris, duke vrarë 12 persona dhe plagosur 7 të tjerë.

Sulmuesit u larguan nga vendngjarja me makinë.

Gazeta satirike “Charlie Hebdo” shpesh ka tërhequr vëmendje për satirizmin e saj dhe ishte viktimë e një sulmi me bombë në vitin 2011 pas publikimit të një karikature të profetit Muhamed.

Në postin e fundit në faqen Twitter të kesaj gazete ndodhet një karikature e liderit të ISIS Abu Bakr al-Baghdadi.

Presidenti i Frances Holland, tha se nuk ka dyshim se sulmi ishte terrorist më një “barbaritet të pashoq” dhe se ishte një sulm ndaj lirisë.

Mësohet se dy nga viktimat ishin oficerë policie.