Sukubinë: Komuna i ka plotësuar detyrimet për shkollën, priten Ministria e arsimit dhe diaspora

0

Kryetari i Ulqinit Nazif Cungu  dhe bashkëpunëtorët e tij pritën sot perfaqësuesit e Bashkësisë lokale  Sukubinë,  prindër të nxënësve të  shkollës  në ndërtim dhe Drejtorin e shkollës ,,Bedri Elezaga, njoftohet nga kabineti. Në takim u prekën një sërë çështjesh  që preokupojnë banorët e kësaj  Bashkësie Lokale .

Theks i veçantë  iu kushtua vazhdimit  të punimeve në  shkollën  në Sukubinë dhe transportit të nxënësve. Kryetari Cungu tha se  Komuna  është e interesuar që punimet në shkollën e Sukobinës të përfundojnë sa më parë. Ai nënvizoi që komuna i ka  kryer  obligimet e saja  të paraparë me marëveshje,  dhe mbetet që në ditët në vijim  diaspora të kryej  pjesën e saj të mjeteve  e më pas Ministria e arsimit. Kryetari Cungu theksoi se do të përcjellë me vëmëndje rrjedhën e punimeve në shkollë, dhe se komuna merr obligim që të refundojë shpenzimet e udhëtimit për transportin e fëmijëve nga Sukobina në shkollën amë që ka qenë preokupim për prindërit. Në takim  u prekën dhe çështje të  tjera  me interes për komunitetin e kësaj ane.