Ministri i Punëve të Jashtme të Izraelit Avigdor Lieberman ka bërë konsultime sot me ambasadorin e Izraelit në Suedi, Isak Bachman, në shenjë proteste, pasi që Suedia bëhet shteteti i parë anëtare e BE-së që ka njohur shtetin e pavarur palestinez.
Kreu i Suedisë Margot Uallstrom njoftoi që qeveria e saj me anë të një dekreti të enjten e njohu Palestinën si shtet të pavarur.
“Sot qeveria vendosi për pranimin e shtetit të Palestinës. Ky është një hap i rëndësishëm i cili konfirmon të drejtën e palestinezëve për vetëvendosje”, tha ministri i Punëve të Jashtme në një artikull të botuar në të përditshmen Dagens Nyheter.
“Qeveria beson se kriteret e së drejtës ndërkombëtare për njohjen e shtetit palestinez u plotësuan – territori, ndonëse pa kufij të caktuar, popullsia dhe qeveria. Ne shpresojmë se kjo do të tregojë rrugën për të tjerë” , ka thënë Uallstrom .
Suedia ka vendosur për rritjen e sasisë të ndihmës bilaterale të Palestinës për 53.900.000 €, kështu që ndihma e përgjithshme për pesë vjet arrin shumën 160.000.000 €.
Sipas regjistrimeve të agjencisë franceze të lajmeve AFP, 112 shtete e kanë njohur shtetin palestinez.
Autoritetet palestineze thonë që janë 134, nga të cilat shtatë shtete anëtare të BE, të cilat e kanë njohur para se të hyjnë në BE: Republika Çeke, Hungaria, Polonia, Bullgaria, Rumania, Malta dhe Qiproja.