Stuhia: New York-u në kolaps (foto)

0

Një stuhi masive e borës ka goditur bregdetin verilindor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke bërë që qytetet e mëdha në brigjet e Atlantikut, përfshi edhe New York-un janë “mbyllur”.

 

Goditja nga stuhia e quajtur “Juno”, e cila pritet të sjellë deri në një metër borë ka detyruar autoritetet që të shpallin gjendje të jashtëzakonshme në New York, New Jersey, Connecticut, Rhode Island, Massachusetts dhe New Hampshire.

Janë mbyllur bizneset dhe shkollat, janë ndërprerë fluturimet dhe ndaluar të gjitha automjetet joemergjente, ashtu sikurse edhe shërbimet e metrosë.

Boston, i cili parashikohet të mbajë barrën më të madhe të stuhisë nga reshjet e borës, ka pezulluar të gjitha llojet e transportit publikë, ndërsa shkollat nuk pritet që të hapen deri të mërkurën.

Shërbimi Kombëtar i Motit ka paralajmëruar se kjo stuhi do të jetë e tillë ç’fare nuk është parë që prej 140 vjetësh, derisa në disa rajone erërat e stuhishme do të arrijnë shpejtësinë deri në 130 km/h.

Guvernatori Andrew Cuomo, paralajmëroi banorët të mos shkelin masat e jashtëzakonshme të marra për 13 qarqet jugore të shtetit të Neë York-ut, duke thënë se dalja me vetura në këto pjesë të shtetit do të konsiderohet krim.

“Stuhia do të jetë e paparashikueshme, dhe kjo situatë mund të jetë një çështje e jetës dhe vdekjes, prandaj kujdesi është shumë i nevojshëm”, ka thënë guvernatori Cuomo, njofton BBC, raporton lajmi.net.