Strazbur: Mali i Zi humb gjygjin për aksionin “Fluturimi i shqiponjës”

0

Mali i Zi ka humbur gjygjin në Strazbur, pasi gjatë aksionit “Fluturimi i shqiponjës”, antarët e Njësisë speciale antiteroriste kanë ushtruar dhunë të tepruar gjatë bastisjes së shtëpisë së Pjetër Sinishtaj, shkruan portali Vijesti.

Sinishtaj, babai i dy vëllezërve të akuzuar për terrorizëm, vdiq pak kohë më vonë si pasojë e dëmtimeve të pësuara.

Të gjithë të akuzuarit në këtë aksion u shpallën fajtorë dhe u dënuan me dënime prej 2 vite e gjysëm deri në 6 vite burgim.