Stërpikja e mushkonjave joefikase për shkak të mosangazhimit të komunave tjera

0

Sekretari për Veprimtari Komunale Avdulla Dervishi, deklaroi për TV Teuta se stërpikja e sivjetshme e mushkonjave ka filluar me vonesë, kurse efikasiteti është jo i plotë për shkak të mosangazhimit të duhur nga komunat tjera.

Shkak i vonesës ka qenë tenderi, kurse vlera e punës është në shifrat prej 10.000 eurosh.

Trajtimi i parë ka përfunduar kurse në ditët në vijim pritet edhe trajtimi i dytë. Kjo zakonisht bëhet në orët e vona të mbrëmjes kur lëvizja e qytetarvve është shumë më e vogël, tha Dervishi.