Spuzha dhe Lamoviq: Nrekiq ka lidhje me mafinë e ndërtimit. Do i zbrazim të gjitha

0

Vazhdojnë polemikat dhe akuzat ndaj kryetarit të ri te PDS në Ulqin, Loro Nrekiqit. Pas akuzave ndaj tij se ka lidhje me narkobosët, tani Lamoviq e ka akuzuar haptas Nrekiqin edhe për lidhje me mafinë e ndërtimit si dhe pasurim të paligjshëm.

Ai për gazeten “Dan” ka deklaruar se Nrekiqi ka mundësuar kycje ilegale të objekteve në rrjetin elektrik, për cka janë të njoftuar të gjithë, bile edhe atyre objekteve të parapara për shëmbje. Akuzave të Nrekiqit se po nxisin përcarje fetare, Lamoviq  iu pergjigj se këto përcarje po i bën vetëm Nrekiqi, pasi në ndermarrjen ku ai është drejtor punësohen vetëm pjestarë të besimit katolik.

Antari tjetër i rebeluar Muhamet Spuzha, ka njoftuar mbajtjen e konferencës për shtyp, ku këto antarë do ti bejnë publike të gjitha ato cka banorët e Ulqinit duhet të dijnë.

“Keni durim edhe disa ditë”, ka thënë Spuzha për “Dan”.