Spektakël me rastin e përvjetorit të pavarsisë së Kosovës

0

Sonte në Qendrën për Kulturë shoqata artistike “Tradita” organizoi koncert premierë me rastin e 8 vjetorit të pavarsisë së Kosovës.

Në sallën e mbushur përplot, shoqata Ilirida nga Shkupi, Bilbili nga Vlora, Dëshmorët e Kombit nga Obiliqi dhe nikoqirët Tradita, dhuruan një spektakël të vërtetë ku shpalosen vlerat më të mira të folklorit mbarëkombëtar.

Të pranishmit patën kënaqësinë që përvec këngëve dhe valleve tashmë të njohura, për herë të parë të ndjekin në skenën  Ulqinit polifoninë labe nën interpretimin mjeshtëror të grupit Bilbili nga Vlora.

Shpresojmë se spektakle të tilla, të cilët përvec traditës folklorike i karakterizon edhe profesionalizmi artistik, të mos mungojnë në skenën e Ulqinit.