Southern Soul Festival: Në Ulqin edhe këtë vit emra të njohur të skenës muzikore

0

Southern Soul festival që do të mbahet në qytetin tonë prej 25-28 qershor edhe këtë vit ka tërhequr emra të njohur të skenës muzikore.

Ndër ta do të jenë edhe Gilles Peterson, Ron Trent, DJ-et Detroit Swindle, Shuya Okino, Red Reck’em, Eddy Ramich, Scrimshire, Unvanted Family, Harv & Sheep Kenedy.

Nga rajoni do të marrin pjesë muzikantët si Zeljko Kerleta nga Kroacia, Spacewalker nga Serbia, Andreja Micajkova nga Maqedonia, si dhe DJ-et vendas Beat at Joes, Migrations, Maraku dhe Deeport.

Biletat për momentin mund te blihen vetëm online për 49 euro, më vonë do të shiten për 59, kurse në ditët e festivalit për 65 euro.

Informata më të sakta mund të gjeni në faqen zyrtare southernsoulfestival.com

 

/vijesti.me/