Sot u mbajt turneu i karatesë “Ulqini Open 2015”

0

Në sallën e shkollës fillore “Marshall Tito” , në kuadër të festimeve të Ditës së Ulqinit, sot u mbajt turneu ndërkombëtar i karatesë “Ulqini Open 2015”.

Ky turne njëkohësisht përuron edhe 40 vjetorin e klubit të karatesë “Ulqini” që ishte edhe organizatori i turneut.

Interesimi ishte mjaft i madh, çka e tregon edhe pjesëmarrja e garuesve nga shumë vende të rajonit, si Shqipëria, Kosova, Bosna e Hercegovina, Maqedonia etj.