Sot tre sulme terroriste. Francë, Tunis dhe Kuvajt! (video)

0

Sot në botë ndodhën tri sulme terroriste. Ngjarjet e ditës së sotshme tronditën shumë persona duke filluar nga sulmi në Francë e vazhduar në Tunizi dhe Kuvajt, transmeton gazetaexpress.

Në Francë, një trup i ndarë në disa pjesë me një shkrim arab është gjetur në një kompania amerikane të gazit. Kjo ndodhi pasi që një sulmues përplasi një makinë duke shkaktuar një shpërthim. Sulmuesi mbijetoi dhe është arrestuar.

Ngjarja e dytë është në Tunizi ku se paku 27 persona, shumica turistë të huaj u vranë nga një person i armatosur që hapi zjarr në një hotel. Sulmi terrorist ndodhi në vendpushimin popullor në Sousse, Tunizi.

Dhe e treta është kur një person hodhi vetën në erë në një xhami shiite e mbushur me musliman në qytetin e Kuvajtit. Për këtë morri përgjegjësi Shteti Islamik, ISIS.