Sot Shqiperia pret votimin e Vettingut

0

Ditën e sotme në orën 17:00 do të mbahet seanca e jashtëzakonshme plenare, e cila do të shqyrtojë dhe miratojë projektligjin “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë“.
Ky ligj është ligji i parë i cili do të shoqërojë paketën e ndryshimeve kushtetuese, për ta bërë të mundur zbatimin e reformës në drejtësi.
Një ditë më parë, ambasadori i SHBA-së Donald Lu dhe ajo e BE-së Romana Vlahutin zhvilluan një takim me kryetarin e parlamentit Ilir Meta. Po dje Lu u takua paradite edhe me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha, në selinë e PD-së.
Ditën e djeshme Partia Demokratike dorëzoi zyrtarisht në Kuvend 75 amendamentet e plota mbi ligjin për Rivlerësimin kalimtar të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve.
Kreu i PD, Lulzim Basha sot paradreke mblodhi grupin parlamentar pak orë para seancës së jashtëzakonshme për ligjin e vettinngut.
Burime nga PD bëjnë të ditur se seanca parlamentare nuk do të bojkotohet. “Do të marrim pjesë dhe do mbrojmë amendamentet tona” thojnë burime të PD-së.