Sot në orën 17.00 hapja e unazës në qendër të Ulqinit

0

Nga Komuna e Ulqinit njoftojnë se sot më datën 24 janar 2018 në ora 17:00 zyrtarisht do të hapet rrethrrotullimi te Komuna, një investim i rëndësishëm që do t’i japë zgjidhje problemit të trafikut të rënduar në qyetin tonë.

Ky projekt i realizuar tërësisht me mjetet buxhetore ka një kosto 290 mijë euro dhe i jep zgjidhje njeherë e përgjithmonë jo vetëm trafikut në këtë nyje të rëndësishme, por dhe ujërave atmosferik që prej vitesh kanë qenë një problem i madh, veçmas gjatë periudhes së rreshjeve.

Punimet e rrethrrotullimit i ka bërë SHPK Putevi Bar. Kjo është faza e parë e projektit që do të lidh Bulevardin GJ.K. Skenderbeu me bulevardin Nënë Tereza.