Sot mbledhja e Kuvendit të Organizatës Turistike të Ulqinit

0

Sot në ora 11:00 fillon mbledhja e Kuvendit të Organizatës Turistike të Ulqinit, me rend dite si më poshtë:

1. Emërimi i anëtarëve të rinj të Kuvendit të OTU;

2. Zgjedhja e anëtarëve të Këshillit Ekzekutiv të OTU;

3. Zgjedhja e anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të OTU;

4. Miratimi i raportit të punës për vitin 2013;

5. Informacion për rrjedhën e sezonit 2014.

Këshilli ekzekutiv ka 7 anëtarë, ndërsa këshilli mbikëqyrës 3 anëtarë.

Mbledhja do të mbahet në sallën e vogël të Komunës së Ulqinit.