Sot mbahet konferenca për lumin Buna

0

Sot me fillim n ora 10.30 në hotel Otrant, do të mbahet konferenca në lidhje me planin integral të menaxhimit të zonës së lumit Buna.

Në këtë konferencë ndërkufitare do të flasin zv.ministrja e zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit Marija Vukceviq, zv.ministri i ekonomisë dhe tregtisë i Shqipërisë Ervin Mete, si dhe nënkryetari i komunës së Ulqinit Ardijan Mavriq.

Gjithashtu, për rëndësinë e këtij plani si dhe përmbledhjen e tij do të flasë Dimitris Falucos, shefi i zyrës për Europën Juglindore, Partneriteti Global për Ujëra.

Poashtu do të mbahet edhe një takim bilateral ndërmjet delegacionit të Shqipërisë dhe Malit të Zi, me qëllim përcaktimin e Komisionit për menaxhimin e zonës së lumit Buna.