Sot kongresi i PDS (DPS)

0

Sot ka filluar punimet kongresi i 7-të i Partisë Demokratike të Socialistëve. Në këtë kongres, i cili nuk pritet të sjell ndonjë ndryshim të madh, marrin pjesë 452 delegat nga të gjitha komunat e Malit të Zi.

Kandidat i vetëm për kryetar partie është lideri aktual Millo Gjukanoviq. Ndryshimet e vetme priten në Këshilllin Qëndror, ku sipas deklaratave nga vetë zyrtarët e partisë, më shumë se gjysma do të jenë antarë të rinj.

Nga Ulqini në kongres do të marrin pjesë 9 delegatë, 5 të caktuar nga Këshilli Komunal (Besiana Taganoviq, Driton Llunji, dr Pavle Marnikoviq, Rajko Hajdukoviq dhe Pranvera Suljiq) dhe 4 sipas funksionit (Loro Nrekiq, Nail Rexha, Borisllav Bashoviq dhe Luigj Shkrela).