SOS Telefoni: Vitin e kaluar 578 thirrje për ndihmë

0

 

Vitin e kaluar 66 klientë kanë kërkuar ndihmë nga organizata “SOS Telefoni për gratë dhe fëmijët e dhunuar” duke kryer gjithsejt 578 thirrje për ndihmë, kanë njoftuar për “Dan” nga kjo organizatë.

Drejtoresha e kësaj organizate Hatixhe Nelaj, tha se shoqëria lokale në përgjithësi ka paragjykime ndaj dhunës në familje, ku shpesh fajtor bëhet i dhunuari dhe jo dhunuesi.

Problem tjetër, sipas saj, është edhe informimi jo i duhur i viktimave mbi mundësitë ligjore për mbrojtje si dhe mungesa e mjeteve financiare, pasi ndihmë ligjore falas kanë vetëm viktimat e akteve penale.

Organizata ka angazhuar edhe vullnetarë të cilët janë pranë telefonit cfo ditë prej orës 17 deri në oren 21.

Pak kohë më parë përfundoi edhe projekti “Përmirsimi i sigurisë mbrojtjes sociale të viktimave të dhunës në familje”  i cili zgjati 9 muaj dhe u financua nga Komisioni Europian. Gjatë realizimit të projektit u shtyp një informator edhe në gjuhën shqipe me qëllim informimin sa më të mirë të njerëzve mbi mundësitë e mbrojtjes nga dhuna.