Sonte protestë në Podgoricë. Pjesmarrës edhe nga Ulqini

0

Sonte në Podgoricë është paralajmëruar protesta e rradhës e një pjese të opozitës e udhëhequr nga Fronti Demokratik.

Siç njoftojnë mediat malazeze, protestuesit janë nisur nga shumë qytete të Malit të Zi në drejtim të Podgoricës, në mënyrë të organizuar ose individuale.

Protesta pritet të jetë paqësore por nuk anashkalohet mundësia e përleshjeve me policinë, e cila pritet të jetë në gatishmëri maksimale.

Në protestë do të marrin pjesë edhe qytetarë të Ulqinit, të cilët në Podgoricë do të udhëtojnë me automjetet e veta, tha për “Vijesti” zyrtari i Frontit Demokratik Millan Rolloviq.

Kryetari i KKSH-së Genci Nimanbegu, u ka bërë thirrje protestuesve dhe institucioneve shtetërore që të respektojnë liritë dhe të drejtat e njeriut dhe pakënaqësinë ta shprehin në mënyrë paqësore.