Sonte Miss Globe 2015: Konkurojnë tri shqiptare!

0

Miss Globe 2015 këtë vit nuk është vetëm një spektakël bukurie. Të paktën jo për shqiptarët.

Si asnjë komb tjetër, ne në Toronto do të përfaqësohemi nga 3 bukuroshe, njëra nga Shqipëria, njëra nga Kosova, dhe njëra nga Mali i Zi.

Bëhet fjalë për Sara Karaj, Emnolina Begaj, dhe bukuroshen nga Ulqini Rajmonda Cukaj.

Edhe pse ky është një spektakël bukurie dhe cdo gjë duhet të jetë nën vezullimin e kënaqësisë, optimizmit dhe krenarisë, nuk mund e mos të na shkojë mendja se sa edhe tragjik tingëllon ky fakt.

Një komb, të cilin rrjedhat e pamëshirshme të historisë dhe huqet megalomane të fuqive të mëdha  e ndanë në 5 shtete, meriton më shumë se kaq.

Por të paktën sonte ne jemi superior. Të gjitha superfuqitë kanë nga një përfaqësuese në Toronto, kurse populli i vogël nga Ballkani ka tri.

Ky është shekulli i shqiptarëve!