Sonte fillon manifestimi “Pranvera në Anë të Malit”

0

Manifestimi tradicional “Pranvera në Anë të Malit”, i 12-ti me rradhë, sonte do të hap siparin e vet.

I organizuar nga shoqata joqeveritare “Ora”, ky manifestim ka kohë që i ka kaluar kufijtë e Anës së Malit, dhe tashmë është shëndrruar në manifestim të mirënjohur rajonal. Edhe kësaj rradhe organizatorët premtojnë se vizitorët do të mbeten të kënaqur nga larmishmëria e aktiviteteve të përgatitura, të cilët do të zgjasin deri me datën 31 maj.

Në kuadër të ciklit “Ana e Malit ndër vite” sonte do të bëhet përurimi  i librit “Banesa popullore në Anë të Malit” që është botim i shoqatës “Ora” , si dhe hapja e ekspozitës me fotografi të shtëpive tradicionale të Anës së Malit.

Dita e nesërme është rezervuar për aktivitete sportive, në të cilët do të marrin pjesë dashamirësit e sportit nga kjo zonë por edhe rajoni.

 

Të dielen do të mbahet organizimi qendror i këtij manifestimi, ku të pranishmit do të kenë mundësi të shijojnë programin kulturor-artsitik  të përgatitur nga shoqatat “Tradita” , “Ana e Malit” dhe “Buzuku”.

Manifestimi do të mbahet në qytetin antik të Shasit.