Sonte fillon “Eurosong 2015”

0

Në Vjenë sonte në orën 21:00 do të mbahet gjysmëfinalja e parë e Eurovizionit të 60-të, në të cilën midis 20 interpretuesve do të marrë pjesë edhe Elhaida Dani e cila e përfaqëson Republikën e Shqipërisë me këngën “I’m alive”.
Gjysmëfinalja e dytë do të mbahet të enjten, ndërsa dhjetë vendet-pjesëmarrëse nga dy gjysmëfinalet do të plasohen për finalen e madhe të shtunën (23 maj), kur do të zgjidhet kënga më e mirë në Evropë për këtë vit.