Skender Katana kampion i turneut deri në 10 vjet, në klubin e tenisit Bellevue , Ulqin.

0

Klubi i tenisit Bellevue ishte nikoqir i turneut për grupmoshat deri në 10 vjet në nivel të Malit të Zi.
Në turne morrën pjesë 22 garues/e, të cilët të shtunen e perfunduan pjesën grupore të turneut kurse sot u mbajtën gjysmefinalja dhe finalja e turneut në të dy kategoritë.

Tenisti nga Ulqini, Skender Katana, edhe një herë e deshmoi talentin e tij pasi që u shpall kampion i turneut dhe me këtë fitore arriti në vendin e parë të rang listës për tenistë deri në moshën 10 vjeç.

Në gjysmëfinale mposhti garuesin nga Podgorica Lazar Bullatoviq me rezultat 4:2, 4:0, kurse në finale pas një loje të fortë mposhti lojtarin nga Nikshiqi Ivan Aranitoviq me rezultat 1:4, 4:0, 10:7.

Tek vajzat fituese e turneut u shpalli Tara Rasoviq nga Podgorica e cila ishte më e mirë se tenistja nga Tivari me rezultat 4:0,4:0.

Në finalen e turneut ishte prezent edhe Kryetari i komunës z. Nazif Cungu i cili edhe e bëri ndarjen e shpërblimeve dhe kupave për fituesit e turneut.
Klubi I tenisit Bellevue Ulqin