Skena Verore: Flutur Mustafa si aktore në shfaqjen “Dashnorja”

0

Shfaqja “Dashnorja”, me regji të Faik Gashit do të hapë sonte Skenën Verore në Kalanë e Ulqinit. Për këtë pjesëmarrje ka njoftuar vetë regjisori i kësaj shfaqje, i cili ka thënë se do të jetë pjesë e kësaj ngjarje kulturore që do të zgjasë për tre javë e që organizohet nga Qendra për Kulturë në Ulqin.

Drama, intriga, pasioni e dashuria zënë vend në shfaqjen “Dashnorja”. Në rolin e bashkëshortes është aktorja nga Ulqini, Flutur Mustafa, Flamur Ahmeti vjen si bashkëshorti intrigant, kurse Laureta Gashi, dashnorja e zjarrte e këtij te fundit.

Shfaqja fillon në orën 21.30.