Skandaloze: PDS-PD votojnë për fshehjen e keqpërdorimeve, UDSH e përmbajtur?!

0

Në mbledhjen e djeshme të Kuvendit Komunal ndodhi një skandal i paprecedent në historinë e këtij institucioni, kur klubi i Partisë Demokratike kërkoi që raporti i Sekretariatit për financa, i cili tregonte qartas keqpëdorime me mjetet e Komunës së Ulqinit, të mos hynte si pjesë e llogarisë përfundimtare, por të votohej që ato mjete të konsideroheshin si të “dala përdorimit”.

Edhe pse pritej që kjo praktikë të dënohej nga të gjithë këshilltarët, këtë e bënë vec ato të Forcës së Re Demokratike, kurse ato të PDS-së tentuan që ta minimizojnë problemin.

Por nuk mbeti me kaq, ato bile edhe votuan që ato mjete të “fshihen” nga llogaria pëfundimtare, për cka patën edhe përkrahjen e këshilltarëve të Partisë Demokratike, Perspektivës dhe LD në MZ.

Për cudi edhe këhilltarët e Unionit Demokratik të Shqiptarëve ishin apatik ndaj kësaj dukurie dhe votuan si të përmbajtur.

Si kuriozitet mund edhe të përmenden dy fshesat me korrent të cilat janë evidentuar se mungojnë, për të cilat para dy viteve shkroi edhe portali ynë. (Nr. 62)

Me këtë votim u bë e qartë se disa këshilltarë nuk e kanë fare problem të miratojnë keqpërdorimet që bëhen me paratë e qytetarëve.