Skandali i radhës: Shqiptari në konkurs merr pikët, malazezi vendin e punës.

0

Në fund të vitit të kaluar Këshilli Gjygjësor i Malit të Zi, shpalli konkurs për vendin e gjykatësit në Gjykatën Themelore në Ulqin. Në konkurs u paraqitën 7 kandidatë emrat e të cilëve për shkaqe objektive nuk do i përmendim (emrat i janë të njohur portalit tonë).

Në konkursin me shkrim kandidati nga Ulqini mori numrin më të madh të pikëve 211 (95,48%) e pas tij një tjetër shqiptar me 204 pikë apo 92,31%.

Por kjo nuk u ka mjaftuar për të marrë vendin e punës. Cuditërisht, pas dhënies së mendimit të anëtarëve të Këshillit Gjygjësor, në bazë të dokumentacionit të dorëzuar dhe intervistave me kandidatët, dhe në përputhje me nenin 34b të Ligjit për Këshillin Gjygjsorë dhe nenit 46 të Rregullores së Punës së po këtij këshilli, ato biejn vendim që vendi i punës ti takojë kandidatit që në testimin me shkrim ishte i treti.

Gjegjësisht, kandidati nga Tivari i kombësisë malazeze, në këtë testim mori 196 pikë (88,69%, por sipas vlerësimit të anëtarëve të Këshillit, ai në vlerësimin përfundimtar, ku u morën parasysh edhe kriterijume të tjera, u rradhit i pari me 84,95% të pikëve.

Nuk dihet me saktësi se cilat janë kriterijumet që ato kanë vlerësuar, por duket e çuditëshme që kandidati me pothuajse numrin maksimal të pikëve në testimin me shkrim, në fund përfundon i treti.

Kjo tregon hapstas se sa efektive është lufta e shqiptarëve për përfaqsim më të madh në organet shtetërore. Dhe ndërsa politikanët malazez e kanë gojën plot premtime për një përfaqsim më të madh të pakicave, çdo gjë bjen poshtë kur vinë në rend të ditës vijnë interesat partiake dhe ato të popullit të tyre.