Skandali i ri në Shkup: Ministri mburret se nuk është punësuar asnjë mjek shqiptar

0

Ministri i Shëndetësisë, Nikolla Todorov sot në emër të partisë së tij VMRO-DPMNE shpalosi rezultatin e tij historik ku Spitalin e Qytetit “8-shtatori” në Shkup e ka mbushur vetëm me personel maqedonas.

Në një ceremoni festive ministri Todorov i shoqëruar ngadrejtori i Spitalit,Sasho Jovcevski shpërndau plotë 323 vendime të përhershme pune deri ne fund te vitit për maqedonasit të cilët më parë kanë punuar si vullnetar.

Drejtori i Spitalit , Stojcev në fjalimin e tij tha se ky spital me mjek është plotësuar gati 99 pëqind. Gjatë 4-5 viteve të fundit në spital janë pranuar 106 mjek. Sipas mediave maqedonase të gjithë mjekët që janë pranuar 100 për qind janë maqedonas dhe asnjë shqiptar.

Kjo situatë alarmante kërkon ndërhyrjen e menjëhershme të politikës shqiptare që të parandaloj punësimet 100 për qind vetëm të mjekëve maqedon.

 

/albeu.com/