SKANDAL. Vërtetohet që SD bën presione ndaj votuesve dhe rivalëve (AUDIO)

0

Vijesti sot ka nxjerrë për publikun një përgjim që tregon se përfaqësuesit e lartë të SD po abuzojnë me pushtetin për të siguruar mbështetje elektorale.  Nga përgjimi del se anëtari i këshillit komunal të Socialdemokratëve nga Berana Naser Gargoviq ofroi kandidatit të një liste tjetër të tërhiqet nga lista e partisë rivale në këmbim të punësimit të gruas së tij në një çerdhe shtetërore ose universitet. Naser Gargoviq gjatë bisedës telefonike thekson që këtë është duke e bërë me urdhër të ministrit të arsimit dhe nënkryetarit të SD, Damir Shehoviq.

Në audio inçizimin dëgjohet qartë që Naser Gargoviq kërkon nga bashkëfolësi që të tërhiqet nga lista duke i ofruar pune për të shoqen dhe që këtë gjë e bën me urdhër të ministrit Shehoviq. E përditshmja “Vijesti” publikoj audio inçizimin integral dhe transkriptin të bisedës telefonike nëmës Naser Gargoviq dhe një bashkëqytetarit të tij nga lista rivale.

Dalja e këtyre fakteve konfirmon edhe akuzën e ngritur nga partia Forca e Re Demokratike kundrejt socialdemokratëve lidhur me shpërdorimin e pushtetit për përfitime elektorale. Në një komunikatë të nxjerrë për mediat në datën 25 janar, FORCA akuzonte ministrin e arsimit Shehoviq se “mashtronte banorët e komunës sonë duke premtuar vende pune në këmbim të votave”.  Këtë akuze për abuzim me pushtetin për përfitim elektoral të bërë nga FORCA, SD nuk e përgënjeshtroi por  iu përgjigj me sulme personale ndaj Nazif Cungut.

Përgjimit i nxjerrë nga Vijesti legjitimon akuzën e FORCËS se SD po bën bënë një fushatë të pandershme zgjedhore duke përdorur presionet shtetërore ndaj rivalëve politik.

Ndëgjoni Audio Inçizimin: