Në Universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës, për të marrë një provim nuk ka nevojë të qëndroni gjithë ditën mbi libra, mjaftojnë ‘vetëm’ 100 euro. Në dy kamera të fshehta, tregohet sesi studentet që kërkojnë të marrin provimin e Biokimisë, mjaftojnë t’i drejtohen zyrës së Profesoreshës Ditika Kopliku, Shefe e Katedrës së Biokimisë dhe në këmbim të parave, ato sigurojnë jo vetëm provimin, por edhe notën e dëshiruar. Në kameran e parë të fshehtë studentja kërkon që të marrë provimin ku ka ngelur dhe pasi paguan paratë, nga 4 që e kishte, ajo siguron një 8 –të.
Nga Shërbimet e Sektorit për krimin ekonomik dhe financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, u shpall në kërkim një shtetase për veprën penale “Korrupsion pasiv nga persona që ushtrojnë funksione publike” dhe punohet për kapjen e saj, konkretisht : D.K. 46 vjeçe, banuese në Shkodër. Më datë 05.09.2016 u bë shpallja në kërkim e kësaj shtetase pasi nga emisioni investigativ “STOP” në TV Klan janë transmetuar pamje filmike ku tregon se kjo shtetase me detyrë pedagoge në Universitetin , fakulteti Bio-Kimi në Shkodër i ka dhëne notë kaluese studentes me iniciale M.S kundrejt pagesës me vlerë 100 euro. Gjithashtu janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale : proçesverbalet e provimeve për të gjithë studentët e degës Bio-Kimi ( me pedagoge shtetasen e lartëpërmendur) pamjet filmike të emisionit investigativ “Stop” Materialet i’u përcollën Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Korrupsion pasiv nga persona që ushtrojnë funksione publike”.