Skandal në Eurosong: Eliminohen votat e Malit të Zi dhe Maqedonisë

0

Shpërndarja e pikëve nga Mali i Zi dhe Maqedonia, dy vende të cilat i dhanë më shumë pikë Shqipërisë në finalen e madhe të mbrëmjes së ditës së shtunë, respektivisht 10 dhe 12 pikë për “I’m Alive” të Elhaida Danit, janë zeruar mëngjesin e sotëm.

Lajmi vjen nga vetë zyrtarë të Eurovision-it, të cilët e argumentojnë skualifikimin e votimeve të këtyre dy vendeve me faktin se “është vërtetuar që pikët ishin 100% prej votave të vendit, dhe jo 50% prej votave e 50% prej një jurie profesioniste”, siç kërkohet edhe nga rregullorja.

“Rezultatet e jurisë së ish-Republikës jugosllave të Maqedonisë dhe Malit të Zi, gjatë mbrëmjes së finales së madhe të eventit janë skualifikuar, pas konsultimeve me vëzhguesin e pavarur të votave të këtij festivali, si dhe pas vendimit të parë nga supervizori ekzekutiv dhe udhëheqësi i grupit të referencave. Në të dy vendet, televotimet janë aplikuar në 100% të rezultateve. Përjashtimi i dy jurive do të diskutohet më tej në takimin e ardhshëm të grupit të referimit, në qershor”, thuhet në deklaratë.

Në rast se konfirmohet përfundimisht ky pezullim, do të bënte që Shqiperia të përfundonte me vetëm 12 pikë, të marra nga Greqia dhe Belgjika.