Ska seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal?

0

Deklarata e kryetarit të komunës Fatmir Gjeka, se për kreditimin prej 5.5 milion eurosh do të propozojë seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal, duket se nuk ishte e menduar mirë, pasi Kuvendi ndodhet në seancë të rregullt.

Thirrja e një seance të jashtëzakonshme nuk është e mundshme gjatë zgjatjes së seancave të rregullta, por kryetari mund të propozojë kreditimin si pikë të rendit të ditës në mbledhjet e të Kuvendit.

Kjo gjithsesi nuk mund të ndodh në mbledhjen e ardhshme e cila parashikohet të mbahet në fillim të javës tjetër.

Deri tani nuk ka njoftime nëse kryetari planifikon ta propozojë këtë pikë për mbledhjen e cila parashikohet për fund të nëntorit, por sido që të vejë puna, kreditimi i ri dhe llogaria përfundimtare pritet ta nxejnë edhe më tepër situatën e elektrizuar politike në qytet.