Sinishtaj: Diplomatët e BE dhe SHBA bashkëpuntore në diskriminimin ndaj shqiptarëve

0

Këshilltari i Koalicionit Shqiptarë në Parlamentin e Tuzit dhe kandidati për deputet i listës “Forca për bashkim” Vasel Sinishtaj, dërgoi një letër të hapur ambasadores së SHBA-së në Podgoricë Sue K. Brown,  Shefit të Delegacionit të BE-së në Mal të Zi Mitja Drobniç,  Ambasadores së OSBE-së Janina Hrebiçkova, Ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në Podgoricë Ernal Filo, dhe të Ngarkuarit me Punë të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Podgoricë Srgjan Sentiq, në lidhje me të drejtat e shqiptarëve në Mal të Zi me theks në statusin e komunës së Tuzit, shkruan gazeta “Dan”.

“Nëse edhe për ju është e arsyeshme marrja e statusit të komunës nga Petnjica, Gucia, Shavniku apo Pluzhina kurse  Malësia/Tuzi me 12,500 banorë nuk i plotësojnë kushtet ligjoro-ekonomike të qeverisë se Malit të Zi, atëherë ju “qetësisht” e perkrahni një qëndrim të tillë të qeverisë dhe jeni bashkëpuntorë në diskriminimin ndaj shqiptarëve.”- shkruan Sinishtaj.

Siç tha ai, u “detyrua” për tëi paraqitur me shkrim pozitën aktuale të pakicës etnike shqiptare në Mal të Zi, dhe theksoi se  pret mbështetjen e tyre të sinqertë  politike dhe diplomatike në ushtrimin e të drejtave nga ky popull.

“Nga premtimet e përjetshme ju nuk mund të jetohet një ditë e jo 24 vjet pas zgjedhjeve të para shumëpartiake ku Malesia / Tuzi ende nuk është komunë me të drejta të plota, shqiptarët pothuajse nuk ka në administratën publike, mjediset ku shqiptarët përbëjnë shumicën e popullsisë janë  të pazhvilluara, ngushëllimet për të vdekurit kryhen nëpër livadhe, nuk jepet leja për ndërtimin e kishëzës qëndrore dhe varrezave të qytetit,  vazhdon privimi i Shoqatës së gjuetarëve në këtë rajon të menaxhojë  zonën e gjuetisë, mësuesit punësohen në shkolla nga komunitetet e tjera dhe mësuesit tanë të rinj dhe të arsimuar janë pa punë dhe kështu ngadalë por me siguri, me miratimin e heshtur të autoriteteteve,  po ndryshohet struktura demografike e popullsisë, ” thotë në mes tjerash Sinishtaj.