Sindikalizmi në Mal të Zi; Thyerje dyersh dhe grushtime

0

Se sindikalizmi i mirëfilltë në Mal të Zi nuk ka ekzistuar kurrë e dinë edhe fëmijët, por kohët e fundit gjërat kanë marrë formën e komedive me skenar të dobët.

Pas theyrjeve të dyerve, hyrjeve me forcë, akuza e kundërakuza nga njëra palë për tjetrën, tani rradhën e kanë edhe grushtimet.

Në Ulqin u mjaftuan me thyerje dyersh, por në Podgoricë, ku kulaci është edhe më i madh, gjërat kanë marrë edhe formën e përleshjeve fizike.

Mediat njoftojnë se sot një grup njerëzish në shoqëri të një pjese të sindikalistve që përkrahen nga Ministria e punës, kanë hyrë me forcë në zyrat e kësaj organizate dhe kanë qëlluar me grushta kryetarin e Kuvendit të Sindikatave, Branko Vujisiq.

Ai për momentin ndodhet në spital ku po i ofrohet ndihma mjeksore për shkak të dëmtimeve të lehta.

Shpresojmë që ky trend i ri i ballafaqimit në mes të atyre që nuk bëjnë asgjë për puntorët të mos vazhdojë më tej, sidomos në Ulqin . Si komunë e varfër që jemi, cdo derë apo xham i thyer për parazitë të tillë përbën një shpenzim domethënës.