Simpozium për 160 vjetorin e lindjes së hafiz Ali Riza Ulqinakut

0

Në hotelin “Mediteran” sot është duke u mbajtur simpozium për 160 vjetorin e lindjes së hafiz Ali Riza Ulqinkaut.

Ky simpozium organizohet nga Bashkësia Islame në Mal të Zi, Bashkësia Islame në Ulqin dhe Bashkimi i krijuesve shqiptarë në Mal të Zi.

Fjalët hyrëse do ta mbajnë kryeimami Ali Bardhi, Gani Karamanaga, kryetari i komunës Fatmir Gjeka dhe reis Rifat Fejziq.

Në ligjerata do të marrin pjesë dhe shkencëtarë nga Ulqini dhe rajoni si dr.Maksut Haxhibrahimi, Arben Halluni, Mark Vuji, dr Nail Draga  të tjerë.