Biseda me Simoni, si të thuash është një sfidë e veçantë jo vetëm për mua por edhe për ata që merren me gazetari. Simoni është një djalë i cili për te jetuar aktron dhe dokumenton. Kur themi kështu që në fillim duhet sqaruar se Simoni është aktor profesionist i Teatrit ”Migjeni”në Shkodër andaj edhe u shprehëm ashtu kurse për faktin se dokumenton ai jo vetëm se vë vulë roleve në teatër por me punën shtesë që bën për të mbijetuar në këto kohë të vështia ai bën edhe punën e gazetarit për televizion lokal të Shkodrës si dhe raporton për dy televizione tjera kombëtare.
Ka lind në Amull të Ulqinit, siç thotë ai 3 ditë para se të ndodhte termeti famëkeq i vitit 1979. Amulli është një vend piktoresk që ndodhet në një trekëndësh interesant 2 km prej Lumi Buna, (1km) Liqeni i Shasit dhe 11km vi ajrore nga Deti Adriatik. Fëmijëria kryesisht i ka qenë shumë e lumtur pasiqë atëbotë fshati gumëzhonte nga zhurma e fëmijëve dhe lojërat që bënin ata. Simoni kujton vitin 1985-86 kur ishte asfaltuar rruga që kalonte përmes fshatit të tij dhe lidhte një fashat më të largët që atëherë si fëmijë loznin se kush do të durojë më shumë të nxehtit e asfaltit e më këtë edhe kujt do ti nxiheshin më shumë këmbët. Një lojë jo shumë e këndëshme madje nga këndvështrimi i sotëm, pak bizar, por që kjo fëmijët i bënte të lumtur pasiqë ishin tërë kohën në natyrë dhe thithnin ajrin e pastër me kripë që u vinte nga deti. Për të shkuar në shkollë i është dashtë që të udhëtoj këmbë edhe nga disa kilometra pastaj duke u rritë, kilometrat vetëm shtoheshin pasiqë shkolla ishte larg vendit ku jetonte. Kujton fëmijëri të hareshme, shumë fëmijë në lagje, plot lojëra, gëzime… kurse sot, kur viziton vendlindjen trishtohet nga dyert e mbyllura të shtëpive, e vrasin oxhakët e shuar, i dhemb shpirti se nuk dëgjon zhurmën e dikurshme që bënin fëmijët. Cest la vie.
Simon Shkreli pjesë e shfaqes teatrale ” Gomari i Babatasit” në regjinë e Altin BashësSimoni është aktor që ka dalë nga gjenerata e parë e klasës së Ilire Vincës e që mbikqyrej nga aktori ynë i madh, Faruk Begolli. Pra, me një fjalë Simoni deri sot mbi shpatulla ka një eksperiencë afro 20 vjeçare të aktrimit mirëpo po ta pyesësh se cili rol i ka fjetur më së miri ai ta kthen me shumë sportivitet: Aktrimi është si puna e xhaketës, njëra të rri mirë e tjetra ngushtë,andaj edhe nuk mund të veçoj asnjë pasiqë ndjehem mirë në të gjitha rolet. Mirëpo, shfaqa e fundit ”Jugori” në regji të Dino Mustafiqit disi e ka shtyrë të reflektojë më thellë, pasiqë aty shumë lehtë e gjen veten gjithkush dhe se fare mirë e di atë ndjenjën e të qenurit pakicë, e aqë më shumë ”pakicë, brenda pakice” siç shprehet Simoni në prezantimin e rolit të kësaj shfaqe. Fjalë miradie ka për kolegun Fatmir Spahiuntë cilin e çmon shumë edhe si profesionist por edhe si njeri, gjithashtu përshtypje të njejta ka edhe për Ilire Vincën me të cilët edhe dëshiron të bashkëpunojë në ndonjë projekt teatral. Më së miri ndjehet në dërrasat e teatrit andaj edhe pse ka pasur disa role në filma ai prapë së prapë teatrin e do më shumë pasi që filmi për te është më i ftohtë. Për kolegët e vet që kanë luajtur në shfaqe teatrale thotë: Të gjithë janë aktorë të mëdhenj. A e di pse? Sepse janë aktorë. Në rolin që i besohet shumë lehtë mishërohet, me ndihmen e regjisorit zbërthehet personazhi dhe futet në karakterin e tij por jashtë skene gjithmonë mbetet Simoni që njohim nga jeta reale. Materialin e shfaqes lehtë e mban në mend por thotë se kryesorja është që ta kapësh rolin sepse atëherë me ndihmën e kolegëve çdo gjë është shumë e lehtë dhe rrjedh natyrshëm. Kujton rastin kur një herë gjatë një shfaqe në Korçë padashur kolegu kishte ngatërruar tekstin dhe shfaqen e kishte çuar në fund. Normalisht, thotë Simoni, ne natyrshëm ishim përshtatur rrethanave të reja dhe bëmë që publiku mos të hetojë asgjë. Janëpra këto gjëra që ndodhin pasi që presioni është i madh sepse çdo gjë ndodh aty për aty dhe në fund kur bie perdja Simoni ka vetëm një gjë i shkon në mend: A thua i meritova duartrokitjet e publikut.
Edhe pse që në vitin 2004 diplomon aktrimin dhe gjithashtu ishte edhe shqiptari i parë nga Mali i Zi që merr diplomën e aktorit ai kur kthehet në Ulqin nuk kishte vend pune për te. Pengesat burokratike e bëjnë që Simoni të kërkojë alternativë dhe ate e gjen në Shkodër. Së pari punësohet si folës i lajmeve në TV Rozafa e pastaj edhe bën punën e gazetarit por gjithnjë duke qenë edhe bashkëpunëtor i jashtëm i Teatrit ”Migjeni”. Kur e pyeta Simonin se sikur të xhirohej ndonjë film për jetën e tij cilin aktor do e shihte në rolin e tij, ai vetem qeshet dhe thotë se do të tregojë një moment nga jeta studentore: Ndodhte nganjëherë mbrëmjeve kur ktheheshim vonë në banesë, e unë banoja në një ndërtesë në qendër të Prishtinës, në lagjen Zahir Pajaziti, në katin e pestë, gjithmonë i binim zileve dhe deri sa mbërrinim te dera jonë në katin e pestë dëgjonim se si hapeshin dyert. Këtë veprim kurrë nuk e kemi bërë duke zbrit shkallave por gjithmonë duke u ngjitur.
Simon Shkreli duke deklamuar në Skenën Verore – Ulqini 2018Simoni deri më sot ka 14 role teatrale dhe ka luajtur në 5 filma. Është i punësuar në Teatrin Migjeni kurse me punën e dytë të gazetarit i ndihmon buxhetit familjar. Është një prind shembullor dhe baba i përkushtuar i dy fëmijëve të cilët e bëjnë të lumtur dhe i japin energji pozitive. Ulqinin e do sa edhe Shkodrën e Amullin edhe pse nganjëher ndjehet pak i harruar nga bashkëvendasit sepse siç arsyetohet është dashtë që të kalojnë 20 vjet e të fitojë ftesë nga Ulqini që të interpretojë në Skenën Verore Ulqini 2018. Pra, pas 20 vitesh duhet të kujtohet dikush që edhe Ulqini ka një aktor të diplomuar dhe se e meriton të angazhohet në një veprimtari kulturore këtu. Intervisten e vet Simoni e mbyll me një porosi:
Aktrimi është profesioni më i bukuri dhe më i poshtri në botë. Studioni dhe kërkoni suksesin sepse do vij.Mos mendoni se do bëni para me këtë profesion, përveç satisfaksionit shpirtëror mos prisni më shumë.E atëherë i keni arritur të gjitha se s’ka gjë më të shtrenjtë në botë se sa kur salla ngrihet në këmbë duke të duartrokitë. Po të mos harroj, rralloni përdorimin e teknologjisë, e shtoni shfletimin e librave.