Nishani në Anë të Malit: Simë Dobreci dhe Ruzhdi Ushaku Nder i Kombit!

0

Në kuadër të vizitës në Malin e Zi me rastin e Ditës së Ulqinit, Kreu i Shtetit shqiptar së bashku me Zonjën e Parë Odeta Nishani, mori pjesë edhe në një veprimtari të zhvilluar në Anën e Malit me praninë e personaliteteve të shquara shqiptare të jetës politike, publike e shoqërore të Komunës së Ulqinit duke vlerësuar dy prej tyre me Dekoratën e lartë “Nderi i Kombit”: zotin

Ruzhdi Ushaku “Për kontributin e tij të shquar në shkencat albanologjike, si studiues i shkencave filologjike. Me punimet shkencore, botimet, kumtesat, e përkthimet nga disa gjuhë, si dhe punën e tij të palodhur pedagogjike shumëvjeçare, ka transmetuar tek brezat e rinj ruajtjen e vlerave dhe të identitetit tonë kombëtar.”  si dhe zotin

Simë Dobreci me motivacionin: “Për punën e tij të palodhur në fushën e shëndetësisë, rezultatet e larta në punën e tij shkencore, nëpërmjet botimeve dhe kumtesave të shumta me vlera të larta profesionale, si dhe për kontributin e dhënë në ruajtjen e vlerave të identitetit dhe kulturës sonë kombëtare”.