Si brendimi mund të shpëtojë biznesin. Historia e një ulqinaku në SHBA

1

Shumë biznese gjatë aktiviteteve të veta hasin në probleme, e shpesh edhe periudha kur puna nuk ecën aq mirë. Për të dalë nga kjo situatë nevojiten masa dhe ide të reja me qëllim tërheqjen e klientëve.

Sammy Lazoja, një sipërmarrës shqiptar në Staten Island(SHBA), po përballej me një situatë të ngjashme. Biznesi i tij i fast-food po kalonte ditë të vështira, dhe për ndihmë ai iu drejtua Marcus Lemonis, i cili është poashtu sipërmarrës dhe udhëheqës i emisionit “The Profit” në kanalin CNBC.

Investimi i Lemonis në ndryshimin e ofertës së biznesit së bashku me ridizenjimin e enterierit dhe krijimin e një atmosfere më të kënaqshme, ndikuan që puna të filloj të ec shumë më mirë.

Gjithë kjo u bë me qëllim që oferta e fast-food-it të Sammy-it të jetë ndryshe nga konkurenca dhe të ofrojë dicka ndryshe.

Më shumë detaje në lidhje me këtë mund të lexoni duke ndjekur linkun më poshtë:

http://www.cnbc.com/2015/11/16/small-business-reinvention-why-branding-is-a-big-deal.html

1 Koment

  1. E ka pas punen mir per koh t shkurt, deri sa jan kthy ne mnyren e menaxhimit Lazoja-Italian style, gjithmon me harxhu $1 dollar ma shum se ke fitu. Ky isht djal i mir par sisht per ket pun. Ke edhe Iliri jan t mir, shum t mir per elektrik edhe ti mahen asaj pun, se per gja tjera, ahhhhh

Comments are closed.