Shuhet në moshën 82-vjeçare bilbili i muzikës popullore Naile Hoxha

0

Ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare bilbili i muzikës popullore qytetare, Naile Hoxha. Këngëtarja me zërin e magjishëm u nda nga jeta në azilin e të moshuarve në Shkodër, ku kaloi edhe ditët e fundit të jetës. Naile Hoxha ishte një nga këngëtaret më të suksesshme dhe më të dashura për publikun, interpretuese e dhjetëra këngëve që në moshën 13-vjeçare kur hodhi hapat e parë të karrierës. Disa nga këngët që janë ngulitur në zemrat e shqiptarëve mund të përmendim: “Xhamadanin kuq si gjaku”, “Moj e mir synin larush”, “Djal i dashtun”, “Seç po fryn fllad pranvere” etj.
Homazhet në nderim të këngëtares do të zhvillohen të martën nga ora 11:00 deri në 13:00 në Bashkinë e Shkodrës.