Shtyhet miratimi i ligjit për të Mirat Detare

0

Siç mëson portali ynë, miratimi i ligjit për të Mirat Detare që ngjalli aq shumë debat në publik është shtyrë. Ky propozim ligji i formuluar nga qeveria kishte aq shumë paqartësi sa edhe funksionerët e partive në pushtet në qytetet bregdetarë nuk ishin dakord me këtë propozim.

Poashtu, gjatë formulimit të tij nuk janë marrë parasysh vërejtjet e pushteteve lokale dhe se shumë sfera të përfshira me ligj nuk ishin definuar saktësisht.

Pjesa që ngjalli shumë debat në opinionin publik ishte se sipas këtij ligji, pasuria private që ndodhej në zonën e të Mirave Detare, ku zakonisht bëjnë pjesë mandraqet dhe pontet e ndërtuar nga veondasit, kalojnë në pronësi të shtetit.

Gjithashtu, nuk ishte e definuar saktësisht as zona e të Mirave Detare, të drejtat në ketë zonë, si në bregun e lumit Buna, në plazhe, mandraqe, mole, dhe zonat tjera.

Çka është edhe më e çuditëshme, nuk ishte definuar as pjesa të ardhurave  që u takon komunave nga të ardhurat e përgjithshme të të Mirave Detare.