Shtrihen akuzat për “Galeb”: Padi ndaj Neneziq, Jakshiq, hetohet Capriq

0

Prokurori Faruk Resulbegoviq ka ngritur padi ndaj ish ministrit të turizmit Predrag Neneziq, zevendësit të tij Nebojsha Popoviq dhe ish administratorit të Rivierës së Ulqinit Miomir Jakshiq, për kryerje të veprës penale neglizhencë në detyrë, me cka e kanë dëmtuar buxhetin e shtetit për më shumë se 1 milion euro, shruan “Vijesti”.

Ato akuzohen se gjatë privatizimit të hotelit “Galeb” në Ulqin nuk kanë marrë masat e duhura obliguese të parashikuara me kontratë, duke i mundësuar kompanisë “Rokshped” që të mos plotësojë obligimet e veta.

Burime të kësaj gazete thonë se akuza me siguri do të përfshijë edhe shefin e Kadastrës në Ulqin Xhevdet Capriq, i cili dyshohet se në mënyrë të paligjshme dhe të qëllimshme ka bërë regjistrimin e patundshmërisë së hotelit në katastër, edhe pae hoteli nuk ekziston fare.

Nën hetim për këtë cëhtje janë edhe ish kryetari i Komunës së Ulqinit Gzim Hajdinaga dhe ish sekretari për urbanizëm Nazif Hoxhiq.