Shtoj: Me ditë pa energji elektrike

0

Problemet e Shtojit me mungesën e energjisë elektrike nuk kanë të sosur. Banorët janë tepër të indinjuar pasi kjo situatë po vazhdon edhe gjatë muajit gusht, dhe siç duket nuk do të mbarojë deri në shtator.

Disa lagje të Shtojit janë më të goditura se tjerat, ku ka pasur raste që energjia elektrike ka munguar edhe 48 orë rresht. Kjo jo vetëm që u ka shkaktuar dëme të mëdha materiale por u ka ngjallur dyshime se bëhet fjalë për sabotim.

Banorët për gjendjen akuzojnë EEMZ, nga e cila nuk kanë marrë kurrfarë përgjigje për situatën e as nuk vërejnë ndonjë angazhim të tyre në përmirsimin e saj.

Edhe pjesët e tjera të qytetit kanë probleme të vazhdueshme por situata deri diku është përmirsuar, kurse sa i përket Shtojit, duket se ky sezon nuk do të mbahet mend për mirë.