Shtëpia e shëndetit: Të shtunën puntori për kancerin e gjirit dhe të qafës së mitrës

0

Të shtunën e ardhshme, më 23 maj, me fillim në orën 10, në Ulqin do të mbahet punëtoria për kancerin e gjirit dhe të qafës së mitrës, për ç’gjë do të flasin mjekët eminent, prim. dr Nada Cicmil – Sariq dhe Dr Nebojsha Jokmanoviq.

Këtë tubim e organizon OJQ “Novartis” dhe “Femra sot”(Zena danas), me përkrahjen e Shtëpisë së shëndetit dhe Komunës së Ulqinit.

Gjinekologët nga Ulqini do të tregojnë si kryhet parandalimi, a vijnë femrat rregullisht në shikim, si dhe do të flasin për problemet tjera.

Organizatorët kanë njoftuar se në kuadër të punëtorive janë parashikuar shikimet e grave. Nëse interesimi është i madh atëherë ekziston mundësia e marrëveshjes.

 

Axhenda123