Shtajnaker: Populli të mos largohet. Azili në Gjermani i pamundur

0

Ambasadorja e Gjermanisë ne Mal të Zi Gudrun Shtajnaker, i ka bërë thirrje popullatës të mos largohen nga Mali i Zi, pasi marrja e azilit në Gjermani është dicka e pamundur.

Ajo në intervistën për televizionin “Vijesti” , kërkoi nga qeveria e Malit të Zi që të angazhohet dhe tu sqarojë këtë fakt qytetarëve të vet.

Shtajnaker shprehu keqardhjen për largimet e shumta por i quajti ato si veprime që sjellin më shumë dëm sesa dobi pasi në Gjermani azili nuk është i mundur për banorët e Malit të Zi.

Nga ana tjetër, kryeministri Gjukanoviq nuk e sheh këtë fenomen si dicka alarmante.

“Nuk ekziston problem, të paktën jo alarmant, i cili do të kërkonte trajtim të vecantë. Do ta percjellim situatën dhe do ta njoftojmë opnionin me punën e institucioneve shtetërore. Tani për tani nuk ka nevojë për qëndrime tjera.”, tha Gjukanoviq.